Lajme

Pse kryeministri Mustafa nuk e shkarkoi zv/ministrin Boban Stankoviq nga radhët e SLS-së?

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 01 May 2017

Pas arritjes së marrëveshje së paradokohshme të kryetarit të Listës ‘Srpska’ Sllavko Simiq dhe kryeministri Mustafa që për Ministër të Pushtetit Lokale të emërohet Ivan Teodosijeviq, ish ministrja e këtij dikasteri Mirjana Jevtiq është kthyer në pozitën ku ishte më herët si zv.ministre në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Meqë kryeministri kishte emëruar në atë pozitë ish ministrin e kthimit Boban Stankoviq (që vjen nga radhët e partisë SLS), i cili në shtator të vitit 2009 u detyrua të japë dorëheqje për shkak  të keqpërdorimeve në MKK, me kthimin e zonjës Jevtiq është dashur automatikisht të shkarkoi Stankoviqin, por këtë herë nuk e ka bërë.

Sipas kësaj përllogaritje serbët kanë fituar edhe një pozitë më shumë të zëvendësministrit në Qeverinë e Kosovës edhe pse kjo nuk është pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

-Advertisement-

Kryetari i Listës ‘Srpska’ Sllavko Simiq ka pohuar për Indeksonline se Boban Stankoviq nuk është pjesë e subjekti politik ‘Lista Srbska’ dhe se Lista Srbska nuk ka kërkuar nga kryeministri Mustafa që ai të mbetet zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Me kryeministrin Mustafa kemi biseduar dhe kemi propozuar që zotëri Ivan Teodosijeviq të emërohet Ministër i Pushtetit Lokal. Kjo ka ndodhur, kurse Boban Stankoviq nuk është pjesë e subjekti politik Srpska dhe ai nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së emërimit në atë pozitë”, ka thënë Simiq.

Siç mëson Indeksonline tash në Ministrinë e Mirëqenies Sociale janë dy zëvendësministra serb, Mirjana Jevtiq (që është kthyer në pozicionin e saj ku ishte para se të emërohej ministre) si dhe Boban Stankoviq që nuk është pjesë e Listës Serbe. Indeksonline mëson gjithashtu se Boban Stankoviq është koordinator i PTK-së në komunën e Graçanicës dhe zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera