Lajme

Pse Kosova e Shqipëria nuk do ta heqin kufirin

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 23 May 2019

Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë kanë mbajtur mbledhjen koordinuese më 20 maj në Tiranë. Në këtë takim kanë munguar dy kryeministrat Haradinaj dhe Rama, në vend të tyre mbledhjen e dy qeverive e kanë udhëhequr dy koordinuesit përkatësisht  Zëvendës Kryeministrat Fatmir Limaj dhe Erion Braçe.

Në këtë mbledhje koordinuese, Zëvendës Kryeministri Limaj u shpreh se 4 marrëveshjet që janë nënshkruar mes dy shteteve do të implementohen në tërësi më së largu deri në qershor.

Kryeministri Haradinaj në vizitën e tij në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri në dhjetor të vitit 2018 pati premtuar se deri në prill “nuk do të ketë kufi mes dy vendeve”.

-Advertisement-

Por Zëvendësi i Haradinajt, deklaroi se kufi Kosovë-Shqipëri do të kemi sepse kemi obligime ndërkombëtare.

“Shqipëria ka liberalizim të vizave dhe pret me marrë kandidaturën e shtetit anëtar të BE-së, Kosova ka nënshkruar MSA-në, ne duhet të respektojmë këto, kush mendon se nuk do të ketë fare kufi gabohet”

Limaj ka deklaruar se kjo nuk do të thotë që Tirana zyrtare të mos eliminojë çështjet teknike kufitare dhe burokracitë e panevojshme për ta bërë sa më fleksibil lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve, shkruan.

“Sa i përket qarkullimit të qytetarëve në pikën kufitare Morinë- Vermicë, kanë qenë disa probleme teknike për qarkullim të njerëzve në pikën kufitare dhe në bashkëpunim të ngushtë ministritë përkatëse do t’i largojnë ato pengesa të cilat shkaktojnë telashe për të lëvizur”

Ministria e Punëve të Brendshme për Gazetën Express ka deklaruar se është implementuar marrëveshja e Pikës së Përbashkët  e kalimit të kufirit Vërmicë/Morinë.

“Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa në mbledhjen koordinuese të dy qeverive që nga fillimi i implementimit, në Pikën e Përbashkët të Kalimit të Kufirit, aplikohet modeli i kontrollit kufitar hyrje/hyrje. Ky model shpejton procedurat e kontrollit kufitar, pa cenuar sigurinë kufitare, pasi që palët kanë ndërlidhur sistemet e kontrollit kufitar, dhe të dhënat barten në sistemet e dyja palëve në kohë reale”

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme nga fillimi i implementimi të marrëveshjes, në Pikën e Përbashkët kanë kaluar mbi 1.3 milion persona.

“Nga fillimi i implementimit të Marrëveshjes, në Piken e Përbashkët të Kalimit të Kufirit Vërmicë/Morinë, kanë kaluar mbi 1.3 Milion persona, prej të cilëve 685 mijë kanë hyrë në Kosovë, kurse 647 mijë në Shqipëri. Nëse fluksin e madh i cili kalon në Vërmicë/Morinë e matim me automjete, atëherë del se kanë kaluar andej dhe këndej afro 544 mijë automjete të kategorive të ndryshme”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera