Pse kemi dëshirë të bëjmë seks me ish-in?
Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 17 January 2022
Nëse ju ka ndodhur ndonjëherë, e dini që seksi pas ndarjes është seksi më i nxehtë që keni bërë ndonjëherë. Ideja e të bërit për herë të fundit, duke lënë gjithçka në dhomën e gjumit është tmerrësisht tunduese.
Megjithatë, seksi pas ndarjes mund të sjellë edhe shumë probleme. Nëse njëri prej partnerëve ‘është lënë’, ai mund të shpresojë se seksi do të jetë një arsye për t’u rikthyer përsëri bashkë. Por terapistja e seksit Holly Richmond shprehet se seksi pas ndarjes nuk e shpëton marrëdhënien dhe nëse e bën këtë, me shumë gjasa do të zgjasë vetëm disa javë.
Atëherë pse keni një dëshirë të ndezur për të bërë seks pas ndarjes dhe a është kjo një ide e mirë? Më poshtë do të lexoni shpjegimet e terapistes së seksit.
Pse duam të kemi marrëdhënie seksuale pas ndarjes?
Seksi pas ndarjes nënkupton diçka të ndryshme për këdo. ‘Të bërit seks për herë të fundit mund të ndodh për të celebruar gjithçka që ishte e mirë në një marrëdhënie”, shprehet Richmond. ‘Marrëdhëniet zakonisht mbarojnë për arsye emocionale, jo për ato seksuale, kështu që kjo do të ishte lidhja e fundit rreth diçkaje që ishte e bukur për aq sa zgjati.”
Nëse të dy personat e kuptojnë pse s’mund të jenë bashkë dhe janë rehat me ndarjen (p.sh ata po lëvizin në qytete të ndryshme ose njëri dëshiron të ketë fëmijë dhe tjetri jo), seksi mund të jetë thjesht për t’u lidhur për herë të fundit. Është si të thuash “Kjo s’do të funksionojë, por unë e dua”.
Nga ana tjetër, nëse një person nuk dëshiron që marrëdhënia të përfundojë mund ta shohë seksin si një mënyrë për të thënë ‘Shiko sa e bukur është kjo. Je i sigurt që do ta braktisësh?” Prandaj nuk është çudi që gjërat të koklaviten.
Si ndikon seksi pas ndarjes emocionalisht?
Nëse një person është ende duke u kapur pas një marrëdhënieje ndërsa tjetri është gati të thotë ‘lamtumirë’, seksi pas ndarjes mund ta zgjasë pështjellimin emocional të partnerit që nuk është shkëputur ende nga marrëdhënia, sipas terapistes. Dhe pyetja është: “A jam i/e dëshiruar? Apo jo?”
Sigurisht, seksi mund t’ju bëjë të ndiheni mirë përkohësisht, por kur vishni përsëri rrobat dhe shkoni në rrugët tuaja të ndara, me siguri do të ndiheni më konfuz nga sa ishit më parë. Ekziston gjithashtu mundësia të ndiheni të turpëruar ose të përdorur nga ishi juaj, duke e shtuar kështu dhimbjen. ‘Mund të ndiheni mirë për momentin, por zakonisht, kjo ndjesi nuk zgjat’, shprehet ekspertja e seksit Rachel Needle.
A është një ide e mirë seksi pas ndarjes?
Për ndarjet që ndodhin me mirëkuptimin e të dy partnerëve, seksi mund të jetë një fund i bukur, sipas Richmond. Ajo shpjegon se në rastin kur dy partnerët kanë zgjidhur gjithçka (e dimë, tingëllon bukur për të qenë e vërtetë, por ndodh), seksi pas ndarjes mund të jetë një ide e mirë.
Lloji i seksit ‘Dua të kthehemi bashkë’, nuk do të ishte një ide e mirë. Pranimi i një ndarjeje kërkon kohë dhe përpjekja për të lehtësuar dhimbjen duke bërë seks, thjesht zgjat këtë proces. Seksi pas ndarjes për fat të keq nuk do t’ju japë mbylljen që dëshironi. Mbyllja vjen kur marrëdhënien e lini pas krahëve dhe i jepni prioritet vetes. Mos na keqkuptoni, nuk është e lehtë, por të kapesh pas diçkaje që nuk është më, thjesht do t’ju kthejë mbrapa.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...