Lajme

Pse janari është muaji i “fukarallëkut”

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 04 January 2022

Festat e fundvitit, përveç entuziazmit, po sjellin edhe shqetësime të tjera te qytetarët, siç janë ato financiare.

E pasojat po i bartin në muajin që po vjen pas.

Sadije Krasniqi, menaxheria regjionale e “Super Vivës” në Prishtinë, një muaj të mbarë po e konsideron dhjetorin, ndërsa jo edhe janarin.

-Advertisement-

“Në muajin dhjetor ka pasur shumë më mirë qarkullim se në vitin paraprak. Ndoshta edhe për arsye të festave, kanë qenë më të përgatitur, por në muajin janar është më dobët, ka më pak qarkullim”, ka thënë ajo.

Një muaj i brishtë po cilësohet edhe nga njohësit ekonomikë.

Ndërsa qytetarët e Kosovës këtë vit kanë shpenzuar rreth tre milionë euro për fishekzjarrë e dekorime për Vitin e Ri, e gjashtë herë më shumë për ushqime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera