Shëndetësi

Pse hurmat janë frutat më të shëndetshme në planet

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 11 November 2019

Hurmat kanë një gamë të gjerë vlerash shëndetësore dhe ushqyese, duke i bërë ato frutat më të shëndetshëm në planet.

Ato janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave natyrale që janë thelbësore për trupin të funksionojë siç duhet. Sheqeri natyral që gjendet te hurma është alternativa perfekte e sheqerit të rregullt.

Janë të lehta për t’u tretur dhe ulur urinë. Hurma, nga përbërja e saj, është një tabletë e vërtetë natyrore multivitaminë që mund të përdoret si nga fëmijët ashtu edhe nga të rriturit. Nga anemia, përmes presionit të lartë të gjakut, kolesterolit, deri në kancer…

-Advertisement-

Për shkak se përmbajnë lutein dhe zeaxanthin, ato quhen vitamina për sytë. Luteina dhe zeaxanthin janë veçanërisht të rëndësishme për retinën dhe makulën e syrit, pasi ato mbështesin qelizat epiteliale për shikim të mirë dhe parandalojnë dëmtimin makular, i cili ndodh në pleqëri, transmeton KosovaPress.

Gjithashtu përmbajnë kalium, i cili është i dobishëm për ndalimin e diarresë. Përveç kësaj, ndihmojnë për të rikthyer florën e zorrëve sa më shpejt të jetë e mundur. Marrja e rregullt e hurmave do ta lehtësojë zorrën tuaj dhe krijimin e baktereve beninje. Ndërsa ndalojnë diarrenë, ato gjithashtu mund të ndihmojnë ushqimin të tretet më shpejt dhe lehtë nga trupi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera