Lajme

Pse hoqi dorë nga muzika, përgjigjet Memli Krasniqi

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 01 January 2022

Kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar pse kishte hequr dorë nga muzika dhe u kyç në më pas në politikë.

Në një intervistë ekskluzive për Klankosova.tv, drejtuesi i njëriës nga partitë më të mëdha në vend, tha se nuk ka pasur arsye të veçantë, por ka qenë një ndryshim i natyrshëm i prioriteteve të tij.

“Nuk ka pasur ndonjë arsye të veçantë, por thjeshtë ka qenë një ndryshim i natyrshëm i prioriteteve. Në kohën kur e kam pasivizuar angazhimin tim në muzikë, unë kam qenë duke i kryer studimet postdiplomike në Angli, pastaj kam qenë i angazhuar politikisht me aktivitetet e mia në Partinë Demokratike të Kosovës dhe duke pasur kohë më pak për muzikë, gradualisht ky pasivizim është bërë final”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

Mes tjerash, ish-reperi i grupit “Ritmi i Rrugës”, në rrëfimin e tij të veçantë, tha se politika nuk ka qenë zgjedhje e tij si zëvendësim i muzikës, pasi siç tha ai, është marrë me politikë edhe kur ka qenë aktiv në muzikë.

“Nuk ka qenë politika një zgjedhje e imja si zëvendësim i muzikës, sepse unë jam marrë me politikë dhe kam qenë anëtar i PDK-së dhe zyrtar i saj edhe në kohën kur kam qenë aktiv në muzikë. Edhe muzika ka qenë për mua një pjesë e angazhimit tim dhe aktivitetit politik, sepse përmes krijimtarisë sonë dhe përmes teksteve tona, unë kam dhënë edhe atëherë mesazhe politike. Kështu që, nuk i kam parë asnjëherë si përjashtuese, por si komplementare”, tha i pari i PDK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera