Lajme

Pse Halil Matoshi po bën thirrje që institucionet e drejtësisë t’iu kërkojnë falje kosovarëve

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 01 June 2020

Ish-këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, po thotë që institucionet e drejtësisë, duhet që t’iu kërkojnë falje, qytetarëve të Kosovës.

Kjo pasi Matoshi thotë që për mos-respektimin e masave të Qeverisë, u arrestuan 557 persona, shkruan gazeta inFokus.

E këto, po i quan të kundërligjshme, pasi vendimet e Qeverisë së Kosovës, për kufizim të lëvizjes ishin jo-kushtetuese.

-Advertisement-

“Arrestimet ishin arbitrare – të ndaluemve shteti duhet me u kërku falje publike!

Policia e Kosovës (PK) gjatë majit ka raportuar për 300 raste të mosrespektimit të masave ndaj pandemisë Covid-19, në tërë Republikën e Kosovës, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e 557 personave.

Duke qenë se vendimet e Qeverisë së Kosovës kanë qenë antikushtetuese dhe këtë e ka vendosë Gjykata Kushtetuese dy herë me radhë, drejtësia kosovare duhet të pushojë URGJENTISHT ndjekjen e qytetarëve, në paket, madje tuj u kërku falje publike shtetasve të ndaluem, pa asni bazë ligjore!

P.S.

Martin  Luther King-u, lider i lëvizjës së padhunshme për liritë dhe të drejtat e njeriut në ShBA  thoshte se “Padrejtësia kudo, âsht ni kërcënim për drejtësinë gjithku.”

Në Kosovë shteti i ka cënu rândë këto liri e të drejta, ku madje ni i ri ka bâ vetvrasje të asistueme, në duert e shtetit, tue qenë i ndaluem arbitrarisht. Sëkëndejmi, drejtësia duhet me i riparu e rivendosë këto të drejta e liri të paprekshme!

Ma në fund, post festum, foli edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, i cili, kërkoi që të falen nga ndjekja e matutjeshme të arrestuemit gjatë Pandrmisë, mirëpo, ai nuk e çeli gojën sa ishin masat në fuqi!?

Jo të falen (për çka?) por duhet me u kërku falje!”, ka thënë Matoshi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera