Pse hakerat janë gjithmonë me bluza me kapuç?
Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 31 May 2017
Ka disa forma hakerimi, që nga “kapelet e bardha” që gjejnë dobësitë e mbrojtjes së përdoruesve, tek “kapelet e zeza”, të cilët përpiqen të bëjnë para nga të dhënat e vjedhura. Por të gjithë, mesa duket, veshin të njëjtën veshje dhe hakerojnë në dhoma të errëta.
Bluzat sportive me kapuç dhe stereotipet e tjera, si një haker në bodrum, apo një gjeni i ri pa dijeninë e prindërve, janë të rrënjosura në autenticitet. Për shembull, fraza “script-kiddie” përdoret për të përshkruar njerëzit që marrin kodin e shkruar nga të tjerët dhe e përdor për hakerimin e tij. Termi është përdorur në vitet ’90 kur Departamenti i Drejtësisë procedoi një adoleshent për krim kibernetik, shkruan Top Channel.
Deri në vitet 2000 bluza me kapuç nuk njihej si stereotip për hakerat thonë ekspertët, por për ilustrime përdoreshin gjithmonë kombinimet e zeros me njishin, tastierat e thyera apo kyçet.
Por në vitin 1995 doli filmi “Hackers”, dhe stereotipi nisi të shpërndahej, duke treguar të rinjtë si hakera, me skateboard që thyenin rregullat.
“Xhaketa lëkure, kthetra, çizme, të gjitha këto gjëra që ishin normale në atë kohë. Njerëzit nisën të shfaqeshin me flokë të lyer dhe skateboard pikërisht pas shfaqjes së “Hackers”. Ata janë tipet e njerëzve që kanë parë filmin, dhe vendosën të bëheshin haker, kështu që morrën imazhin e filmin”, thotë Marc Rogers, ekspert i sigurisë kibernetike.
Roger thotë se portretizimi që i bën media ndikon në perceptimin e publikut për hakerat dhe errësira apo misteri nuk është gjithmonë një gjë e mirë. Ai thotë se ilustrimet e përdorura për hakerat, me bluzat me kapuç dhe fytyrë të fshehtë i bëjnë më të frikshëm dhe ky stereotip duhet të ndryshojë.

T� tjera
-
AUV kthen në Serbi 27 tonë misër për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar importin dhe ka kthyer...
-
Shqipëri/ Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda
Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autos...
-
Prokuroria Speciale nis hetimet për incizimet ku Halil Thaçi tregon se si bashkë me Kurtin kurdisi konkursin në KEK
Prokuroria nis hetimet për audio-incizimin që VOX Kosova publikoi, ku Thaçi t...
-
Alarmon AUV, tërhiqet nga tregu VITA 3.2%
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhers...
-
Tragjedi në Gjermani: Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Gjermani, ku kanë humbur...
-
Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshimin e Ligjit për Specialen
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në ...
-
Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka p...
-
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në Dhomat e Specializuara, asnjë aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike të luftës
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për një person të plagosur
Një incident dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Çarshinë e Mad...
-
Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar në Ferizaj
Kolonel Lumni Graishta, pas afro tetë vitesh në pozitën e drejtorit rajonal t...
-
Lista Studentore e ftuar në Forumin për Zgjerimin në Bruksel, Baucal flet për rivendosjen e marrëdhënieve me fqinjtë
Përfaqësuesit e Listës Studentore që i fitoi zgjedhjet në Serbi po marrin pje...
-
Nesër verdikti në Hagë për rastin e pengimit të drejtësisë, çfarë pret profesori nga Universiteti i Amsterdamit
Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Koso...

































