Pse femrat zgjedhin për burrë dikë më të madh se vetja?
Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 21 February 2018
Është e qartë që shumica e femrave zgjedhin për shokun e tyre të jetës dikë që është më i madh në moshë se ato. Por pse ndodh kështu? Përveç paragjykimeve që mund të lindnin në rastet kur femrat mund të ishin më të mëdha në një çift, ekspertët kanë zbuluar se janë pikërisht këto 12 arsye se pse femrat kërkojnë të kenë pranë një mashkull më të madh se vetja :
Meshkujt më të mëdhenj nuk ndihen të frikësuar për t’i lënë bashkëshortet të arrijnë objektivat që i kanë vendosur vetes.
Meshkujt më të mëdhenj janë më të vetëdijshëm për mungesën e perfeksionit, ndaj nuk fantazojnë se mund të gjejnë një femër të përsosur.
Komunikojnë në mënyrë më të hapur dhe e njohin mirë bashkëshorten e tyre, ndaj nuk i keqkuptojnë gjërat që ajo bën apo thotë.
Nuk i kujtojnë më problemet e kaluara dhe nuk i kthehen më diskutimeve të mbyllura.
Nuk janë xhelozë, sepse mosha e tyre e madhe i ka bërë më sigurt tek vetja dhe tek personi që kanë në krahë.
Nuk lejojnë asnjë që t’i ofendojë apo bezdisë, sidomos kur janë me bashkëshorten e tyre në krah.
Meshkujt më të mëdhenj në moshë nuk kanë frikë nga sfidat dhe rrezikojnë vazhdimisht për të përmirësuar jetën e tyre.
Nuk e shohin punët si diçka të bezdisshme, me të cilën duhet të përballen dita-ditës.
Nuk kanë frikë për të marrë vendime të vështira, madje shpesh frymëzojnë dhe partneret e tyre të marrin vendime të guximshme.
Nuk i vendosin vetes objektiva që s’i arrijnë dot. Meshkujt më të mëdhenj në moshë janë më të kujdesshëm dhe me këmbë në tokë.
Nuk janë impulsivë dhe nuk i kontrollojnë gjithë kohës bashkëshortet e tyre.
Janë më të pjekur dhe dinë se si ta bëjnë femrën në krahë të ndihet më e sigurtë dhe më e dashur prej tyre.
Këto 12 arsye do të bëjnë të kuptosh se pse shpesh femrat zgjedhin një mashkull më të pjekur, në vend të një bashkëmoshatari të pasigurt në vete dhe me plot vetëvlerësim, shkruan bota.al, transmeton Klan Kosova. Edhe kjo gjë sjell paragjykime, nëse mashkulli është shumë më i madh në moshë se femra, por nuk kanë shumë vlerë paragjykimet e të tjerëve, për aq kohë sa në çift ekziston lumturia.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...