Lajme

“Pse e doje punën më shumë se ne o baa”, gazetarja shqiptare përlot me fjalët për babanë që i vdiq në aksident

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 06 March 2021

Dita e sotme ka nisur me një ngjarje tragjike në Rrogozhinë të Shqipërisë, ku si pasojë mbetën të vdekur tre persona.

Policia ka konfirmuar se nga ky aksident tragjik kanë humbur jetën, Bajram dhe Merushe Koni, si dhe Tonin Mhilli.

Ky i fundit ishte oficer i burgut të Peqinit dhe sot ishte nisur për në punën e tij.

-Advertisement-

58-vjeçari ishte babai i gazetares së njohur të televizionit, Valbona Mhilli. Kjo e fundit ka bërë disa postime mjaft prekëse në “Instastory”, ku fillimisht shkruan: “Ma shpëtoni babin, ju lutem”.

Më pas Valbona ka publikuar foton e një shiriti të zi dhe ka bërë një dedikim të trishtë për të atin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera