Lajme

Pse duhet të shkoni në punë me biçikletë? Ju tregon avokati Arianit Koci

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 20 May 2022

Çiklizmi është një mënyrë e shkëlqyer për të kryer aktivitet fizik dhe për të humbur kilogramët e tepërt. Por jo vetëm kaq. Çiklizmi është një mënyrë shumë e mirë për të luftuar stresin dhe për t’u ndier mirë.

Për këtë dhe shumë arsye të tjera, biçikletën e përdor edhe avokati Arianit Koci.

Ai në një intervistë për gazetaren e mëngjesit në T7, Egzona Shahini, tha biçikletën e përdor shumë madje edhe për të shkuar në punë.

-Advertisement-

“Shumicën e kohës shkoj me biçikletë në punë. Problemin më të madh po e kam me gruan se rrobat po përlyhen. Por tash e kam bërë një kombinim, veshëm me rroba të biçiklistave në të shumtën e rasteve, i marr me veti ose i lë në zyre një palë tjetër”, tha Koci për T7.

Ndryshe, 20 maji është dita ndërkombëtare e shkuarjes në punë me biçikletë. Se çfarë ka thënë avokati Arianit Koci në lidhje me pasionin e tij që e ka ndaj çiklizmit, e kuptoni duke klikuar në video.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera