Rozë

Pse duhet të bëni sa më shumë seks përpara pasqyrës?

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 17 January 2020

Mania e aktit seksual para pasqyrës është e shfrenuar! Për 72% të italianëve, seksi para pasqyrës është një përvojë që nuk duhet humbur. Me pak fjalë, tani është bërë një modë e vërtetë. “Të bësh seks para pasqyrës është si një lloj tërbimi. Vetëm të shtunën e kaluar ne montuam pasqyrën e pestë gjigante në dhomën e gjumit, e cila tani është pothuajse e gjitha e mbuluar në pasqyra”, shprehej kështu një çift në forumet e diskutimit online.

Një copë xhami mund të kthehet lehtësisht në një instrument kënaqësie. Nga ana tjetër, në bordellot e lashta pasqyrat zbukuronin dhomat dhe shumë shpesh mbulonin muret e të gjithë korridoreve. Në fakt, edhe sipas seksologëve, duket se akti shijon më shumë falë imazheve të pasqyruara, sepse të kërkosh veten në pasqyrë ndërsa bën dashuri është një afrodiziak i fuqishëm, veçanërisht për burrat. Në fakt, shikimi është shtylla kryesore e seksualitetit të tyre. Është si një lloj stimulimi dhe imazhet bëhen një trampolinë drejt kënaqësisë së madhe.

Pozicioni i pasqyrës është gjithashtu mjaft i rëndësishëm. Nëse zgjidhni një pozicion frontal, do të keni një pamje të qartë të përshtatshme për çiftin. Vendosja e pasqyrës në tavan garanton qasje më të butë dhe më misterioze.

-Advertisement-

Shumë shpesh është partneri juaj që dëshiron ta zbatojë këtë fantazi dhe më pas të marrë iniciativën. Dyshimet, kurioziteteti, sikleti, gratë reagojnë në mënyra të ndryshme. Gjëja e rëndësishme është që gjithmonë të dëgjoni dëshirat tuaja dhe të mos veproni vetëm për të kënaqur partnerin tuaj. Intimiteti gjithmonë duhet të jetë një moment i shkëmbimit të vetëdijshëm dhe të ndërsjellë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera