Opinione

Pse duhet ndryshime  dhe pse ishin te nevojshme ndryshimet

Autori: Jakup Gashi 18:10 | 09 October 2019

Po nisem nga përvoja ne Ministrinë e Tregtisë e cila ka me se shumti nevoje për ndryshim ose për ndërrime te qeverisjes

Unë jam qe nga  themelimi i kësaj Ministrie i angazhuar dhe kam përvoja se çfarë si dhe çka është punuar duke nisur nga punësimet pa merite,  emërtimet pa merite, themelimet e departamenteve pastaj krijimi i agjencioneve për ti rehatuar militantet partiak dhe jo për te zhvilluar ekonominë ose forcuar  bizneset dhe tregtinë Kosovare

Ministri i pare ishte Ali Jakupi i ndjere i cili udhëhiqte dhe ishte ne fillimin e saj ku nuk u përfol për korrupsion apo nepotizëm,  pastaj vazhduan me ministrat e tjerë duke përfshire Bujar Dugollin , Lutfi Zharkun,  Mimoza Kusarin,  Bernard Nikaj, Ismet Mulaj I cili kishte (2 muaj kohe e shkurte dhe kishte vision po nuk i premtoj koha ) , Hykmete Bajrami,  Bajram Hasani dhe se fundi Endrit Shala

-Advertisement-

Vlen te theksohet se qe nga viti 2009 asnjë nga ministrat nuk pati force per te ndryshuar ligjin e naftës për te futur ne kontroll fushën e naftës duke mos përjashtuar as edhe fushat e tjera me rendësi te veçantë  dhe as nuk u ngrit në nivel se paku te mire zbatimin e ligjshmërisë. Vlen edhe te theksohet se kjo ministri ka hartuar ligjin për mbrojtjen e konsumatorit edhe ka këshillin për mbrojtje te konsumatorit dhe a thua sa e kane respektuar dhe sa e respektojnë ketë ligj.

Deri me tani kishin me shume ndikim disa naftëtarë nga jashtë se disa prej ministrave te kësaj Ministrie.

A ka nevoje për ndryshime? ka;  a ishte e nevojshëm te jete një subjekt i  ri i cili nuk ka udhëheq me ketë ministri? është mese i nevojshëm  se paku te shihen rezultatet ku një person i pa korruptuar një njeri i cili nuk i nënshtrohet presionit një person i cili nuk ju ka borxh askujt do te duhet te udhëheq me Ministrinë e Tregtisë e jo një person i cili ju ka borxh kompanive te naftës ose merr obligime nga partia  e cila vjen për te vazhduar me avazin e deritanishëm  kështu qe le te shpresojmë se i ERDHI DITA  edhe  Ministrisë se Tregtisë ku ka nevojë për ndryshime rrënjësore

Ne ketë ministri është edhe agjencioni për investime kapitale ku ishe – ministrat e lartcekur disa nga këta veç janë te dëshmuar për humbje te investitorëve potencial ne kohen sa kane qeverisur dhe a thua pse?

Shumica e tyre te përfolur për manipulime gjate qeverisjes se tyre

Një ministri ku edhe ne te kaluarën kishte lodra te dëmshme për shëndetin por nuk u asgjësuan ( deri tek ministri Shala); një ministri ku kishte burgosje për miratim tipit te njësoreve elektrik te vërtetuar se bëjnë matje me shume se shpenzimet  dhe u hesht edhe kjo u hesht edhe shume gjera me ketë;  pra a erdhi dita te dalin ne sipërfaqe te gjitha manipulimet e deritanishme ; besoj se erdhi dita se te korruptuarit, manipuluesit , te pa diturit i ka ardhë dita te merret drejtësia dhe me shprese se do te kthehemi nga e mbara dhe do te ketë zhvillim ekonomik dhe mirëqene me  te mire dhe transparence dhe llogaridhënie

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera