Pse duhet militarizimi i Evropës?

Autori: Gazeta inFokus
16:49 | 09 May 2022
“Jemi në një kohë të një pasigurie të pashembullt për sektorin e energjisë. Kërkesa për energji do të vazhdojë të rritet. Presioni dhe sfida për ta zhvilluar dhe transformuar sistemin energjetik janë të jashtëzakonshme….nga viti 2010 deri në 2050 investimet globale në sektorin energjetik do të jenë mes 19 trilionë dollarë (varianti më pak mjedisor) deri në 26 trilionë dollarë (varianti më shumë mjedisor)”. World Energy Council: “World Energy Scenarios Composing energy futures to 2050”, Project Partner Paul Scherrer Institute (PSI), Switzerland.
Sipas US Energy Information Administration konsumi global i energjisë nga viti 2018 e deri në vitin 2050 do të rritet për 50%, e rritja do të përqendrohet në Azi Jugore, Qendrore e Lindore (Kina dhe India në qendër), sepse atje do të rritet konsumi i energjisë, GDP dhe popullsia.
Kur Kryetari Trump u kërkonte shteteve evropiane anëtare të NATO-s që të rrisnin shpenzimet ushtarake kishte parasysh këto të dhëna që Evropa në vitin 1900 përbënte 24% të popullsisë globale, në vitin 2010 10%, në vitin 2060 6.9%, kurse në vitin 2100 vetëm 4%. Në vitin 1960 BE përbënte 36.3% të GDP-së globale, në vitin 2020 22.4%, në vitin 2100 9.9%.
Kur kësaj i shtojmë edhe faktin që Evropa deri në vitin 2050 si dhe më pas do të jetë kontinenti më i plakur në glob, atëherë është evidente që edhe pesha politike e Evropës do të bie gradualisht, siç në fakt kishte filluar të binte. E është pikërisht kjo rënie peshe e Evropës në zhvillimet globale ajo që po i krijonte terren Rusisë, Kinës, Indisë, Turqisë, Iranit dhe Vendeve të Golfit që të fitonin terren në Evropë duke e përçarë atë dhe bërë pikë e pesë siç në fakt edhe u bë deri në vitin 2022 kur Rusia e mbështetur nga Kina po përcaktonte pothuaj të gjitha politikat e Brukselit.
Faktori tjetër që po e humbte peshën e Evropës ishte humbja graduale e tregjeve në Azi për shkak të bumit ekonomik që po përjetonte kontinenti i Azisë me Kinën dhe Indinë në epiqendër. E rënia graduale e Evropës po ia rrezikonte SHBA-së krahun lindor të saj, pra rrezikun e rënies së Evropës nën ndikimin e Rusisë, diçka që do ta rrezikonte seriozisht sigurinë kombëtare të SHBA-në në Atlantik. E SHBA kishte hyrë në Luftën e Dytë Botërore për t’a dominuar Atlantikun në lindje të saj dhe Paqësorin në perëndim. Mbi këtë bazë po bëhet edhe lufta në Ukrainë, ku SHBA duke e mbështetur Ukrainën siguron krahun lindor të saj.
Pra, SHBA do të jetë në gjendje që të fillojë edhe luftë bërthamore me Rusinë vetëm e vetëm që ta sigurojë krahun e saj lindor, pra Atlantikun. Në këtë kuadër duhet kuptuar militarizimin e Evropës duke filluar nga Gjermania e shtetet tjera, pastaj insistimin e SHBA-së për shtyerjen e kufirit të NATO-s dhe BE-së sa më afër kufirit rus, për ta demokratizuar kështu edhe Rusinë në plan afatgjatë në mënyrë që masa tokësore Evropë-Rusi mos të bie me asnjë çmim nën ndikimin dhe pse jo pushtimin e Kinës, diçka që do të ishte fatale për të ardhmen e SHBA-së në veçanti dhe Perëndimit në përgjithësi.
I vetmi shpëtim për Evropën është legalizimi i migracionit. Por, rezistenca e popullatave të vendeve të ndryshme të Evropës ndaj legalizimit të migracionit do të jetë gjithnjë e më e madhe pavarësisht nevojave të mëdha për ripërtëritje popullsie. Sfida e Evropës pra do të jetë rënia dhe plakja e shpejtë e popullsisë, humbja e tregjeve në Azi, sigurimi i energjisë dhe mirëmbajtja e aleancës me SHBA.
Të tjera
-
Irani i tregon botës tunelet e mbushur me dronë vdekjeprurës
Gara e armatimit është “loja më në modë” e kohëve të fundit mes fuqive më të ...
-
Këto janë pamjet e rënda nga momenti i vrasjes së 30 vjeçarit në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në qytetin e...
-
Humbë jetën një 17-vjeçare kosovare në Gjermani
Një 17-vjeçare me prejardhje nga Kosova ka vdekur në Gjermani, pasi u godit n...
-
Këto janë raketat e fuqishme që ka marrë Ukraina për mbrojtje në Detin e Zi
Ukraina po merr raketa antianije ”Harpoon” si edhe lëshues me bazë në terren ...
-
Lajm tragjik: Rryma mbyt nënën me dy vajzat e saj
Tre anëtarë të familjes Kola, nëna dhe dy vajzat, humbën jetën pasi ranë në k...
-
Delegacioni i BE-së: Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për nda...
-
Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme
Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për ...
-
Haradinaj nga Lozana: Bashkatdhetarët tanë storie suksesi në Zvicër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takua...
-
Abetarja e përbashkët – Projekti me të cilin krenohen dy qeveritë mbahet sekret nga ministria e Nagavcit
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Albin Kurti i patën mbledh kabi...
-
Hekuran Murati: Qytetarët janë të mësumë me i tejkalu krizat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk pajtohet me vlerësimet e organizata...
-
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndoqi punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s
Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Pa...
-
Si përfundoi me vrasje miqësia shumëvjeçare e të rinjve në Ferizaj?
Të shtunën pas mesnatën ka mbetur i vdekur 30 vjçari Gazmend Hyseni, vdekjen ...