Shëndetësi

Pse disa njerëz me Covid sëmuren te gishtin e këmbës

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 07 October 2021

Gishta të skuqur, kjo është simptoma e re e të infektuarve me Covid-19. Mund të shfaqet në çdo moshë, por prek më së shumti fëmijët dhe adoleshentët.

Përgjithësisht nuk ka dhimbje, por në disa raste skuqja mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme duke shkaktuar kruajtje, flluska dhe ënjtje.

Kjo simptoma mund të zgjasin me javë, por edhe me muaj në disa raste. Ndodh edhe që të infektuarit të mos kenë asnjë shenjë tjetër por vetëm këtë simptomë.

Një nga arsyet të shfaqjes së kësaj simptome është një proteinë antivirale e quajtur interferoni i tipit 1.

Arsyeja e dytë është një lloj antitrupi që sulmon gabimisht qelizat dhe indet e vetë personit, jo vetëm virusin.

Kjo simptomë nuk u pa në fillim të pandemisë, ndërsa është më e zakontë te variant Delta.

Të tjera