Lajme

Pse dikë po e mundon më shumë e dikë më pak virusi COVID-19?

Autori: H. Smajli 13:03 | 07 July 2020

Fokus Story që është prodhim i gazetës inFokus këtë javë ka realizuar një storie me qiftin e parë nga Stublla e Vitisë që u infektuan me virusin COVID-19.

77 vjeçari nga Stublla, Mhill Martini i cili kishte ardhur nga Italia në Kosovë doli pozitiv me koronavirus 13 marsin e këtij viti.

Mirëpo ndryshe nga gruaja e tij Drane Martini, Mhillin virusi e kishte mundur tej mase, e këtë e dëshmon edhe vetë ai.

-Advertisement-

“Kryt, fyti e gjyksi, ligështi, munime, ethe, temperature.., të gjitha… shumë keq jam kanë cka ish ky ishalla nuk ja ngjet as kafshës të egër se le ma njerit”, rrëfen Martini në Fokus Story.

E ai madje thotë se ditët e para shëndeti iu keqësua shumë.

“Ditën e parë se di qysh kom dalë në sabah, ato tesha qull i kam ba qe me i pas shti në ujë ma sen nuk kishin marrë, bile edhe mjeku i tha grus gjuj ato tesha mos i pastro”, tregon Mhill Martini.

Ndërsa Drane Martini thotë se ishte në gjendje edhe të kujdesej për burrin e saj pasiçë virusi atë nuk e mundoi.

“Jo jo shumë, kisha temperaturë pak po 20 sekonda dhe me kalojke”, tregon ajo.

Ndërsa infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se virusi COVID-19 e mundon dikë më shumë sepse kjo varet nga trupi dhe si vepron në raport me virusin.

“Diku 70% deri 80% e personave që janë të infektuar me covid do ta kalojnë infeksioninnë form atë lehta deri të moderuara dhe pa simptome ndërsa kur veq parqqiten simptomet e virusit ato zakonisht janë të njëta pak a shumë. Se a do të jetë më e rëndë apo më e lehtë varet krejt nga organizimi individual. Normalisht diku të 20% e të infektuarve konsiderohet se do të kenë nevojë për trajtim spitalor dhe një numër prej tyre sigurisht do të zhvillonë ehde form amë të rënda të sëmundjes që tashmë dihen. Ne kemi pas mbi 400 raste të spitalizuara që nga fillimi i pandemisë dhe një pjesë e madhe e tyre kanë qenë edhe me sëmundje të tjera shoqëruese dhe janë shëruar”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Për më shumë ndiqni storien në linkun në vazhdim:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera