Pse Dardan Sejdiu zgjodhi Kuvendin para Komunës së Prishtinës?
Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 12 July 2017
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka zgjedhur të mbajë postin e deputetit në vend të atij të nënkryetarit të Komunës së Prishtinës.
Ai ka treguar në Info Magazine të Klan Kosovës se pse e ka bërë këtë zgjedhje.
“E kemi thënë qysh në fushatë që ne do të futemi me gjithë potencialin në garë për të bërë ndryshimin në Republikë dhe kështu i gjithë ekipi i Vetëvendosjes është futur në garë”.
“Jam zgjedhur si deputet dhe kam thënë që nëse më zgjedhin do të vazhdojë punën si deputet dhe tashmë edhe numri i votave që më është besuar më obligon edhe më shumë që punën time ta vazhdojë si deputet”.
Sejdiu ka thënë poashtu se në këtë zgjedhje të tij ka luajtur rol edhe fakti i emërimit në një pozitë dhe marrja e pozitës nga votat e qytetarëve.
“Mendoj që është e rëndësishme të bëhet dallimi mes nënkryetarit, që dmth që je i emëruar dhe e dyta kur qytetarët të japin besimin në formën që më kanë dhënë. Mendoj që do të ishte jo korrekte prej meje që të kërkojë votën dhe të them se do të jem deputet dhe përsëri të mos jem pjesë e Kuvendit”.
Ai ka deklaruar poashtu se ky vendim është edhe vendim i partisë.
“Ky vendim është gjithashtu vendim i subjektit për përdorimin e resurseve, duke qenë edhe nënkryetar i Lëvizjes, aktiviteti im politik në Kuvend do të jetë intensiv sa ka qenë në Komunë të Prishtinës”.
Deputeti i zgjedhur nga Vetëvendosja është shprehur optimist se nuk do të vërehet mungesa e tij në qeverisjen e komunës së Prishtinës.
“Qytetarët e Prishtinës do t’i besojnë Vetëvendosjes edhe në zgjedhjet lokale dhe të marrë mandatin kryetari Shpend Ahmeti dhe ai të jetë i zoti që të ketë ekip që vazhdon me zhvillimin e Prishtinës”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...