Lifestyle

Pse Covid-19 po ju vret dëshirën për seks!

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 13 October 2020

Një studim me 459 njerëz në Kinë, botuar në korrik në Gazetën e Mjekësisë Seksuale, zbuloi se një në katër njerëz po përjetonte ulje të dëshirës seksuale gjatë kulmit të pandemisë në mars.

Rreth 37 për qind e pjesëmarrësve raportuan një ulje të frekuencës seksuale, ndërsa 32 për qind e burrave dhe 39 për qind e grave raportuan më pak kënaqësi seksuale.

Pse pandemia mund të ndikojë në epshin tuaj!

-Advertisement-

Ian Kerner, terapist i licencuar martesor, familjar dhe terapist seksi në New York City, ka parë një rënie të marrëdhënieve seksuale dhe libidosë që nga fillimi i pandemisë. Sipas terapistit, edhe pa pandeminë, krizat sociale dhe politike, libidoja ndryshon.

“Libidoja nuk është kurrë e qëndrueshme. Është funksion i kaq shumë faktorëve të ndryshëm. Disa nga gjërat që shkaktojnë ndryshueshmëri në libido përfshijnë moshën, ilaçet, duhani dhe zakonet e pirjes, vetëvlerësimi, imazhi i trupit dhe marrëdhënien e tanishme me partnerin. Të gjitha këto gjëra ndikojnë në epsh me ose pa pandemi.”- thotë Kerner.

Stresi, ankthi dhe depresioni mund të zvogëlojnë dëshirën për seks. Pandemia ka qenë faktor i këtyre sëmundjeve. Disa njerëz gjatë pandemisë u zhvendosën pranë familjarëve të tyre, kjo është një pengesë tjetër e seksit. Për beqarët, periudha e izolimit ishte më e keqja. Pasi nuk ishin me partneret/ët e tyre për të bërë seks, nuk kishin kontakte.

Si ta rrisni epshin tuaj!

Bëni seks në kohë të ndryshme të ditës, në dhoma të ndryshme ose thjesht provoni diçka që gjithmonë keni dashur ta bëni, por kurrë s’e gjetët kohën e duhur. Dilni nga shtëpia kur të keni mundësi. Dilni me partnerin tuaj, shkoni në vendet që ju rindezin pasionin, romancën dhe që sjellin gëzim.

Thoni çfarë keni nevojë. Për shumë njerëz të folurit për seksin është siklet. Ju duhet të vendosni një siguri emocionale dhe të dilni nga zona juaj e rehatisë për të folur për ndjenjat tuaja.

Edhe nëse nuk keni partner/erë provojeni seksin pa të. Përdorni lodra seksi, por fillimisht meditoni pak ose bëni joga. Na besoni do të jetë më mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera