Rozë

Pse Capital T nuk e duron fare Eni Koçin?

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 26 October 2020

Në këtë puntatë të “Shiko Kush LUAN” i ftuar i moderatores dhe autores Luana Vjollca ishte edhe Capital T, i cili nuk mund t’i shpëtonte sfidës “Paintball”.

Duke qenë se një pjesë e madhe e emrave në tabelë ishin artistë me të cilët Ademi ka bërë bashkëpunime ndër vite, nuk kishte si të mungonte pyetja se me cilin apo cilën artiste Capital T mendon se ka pasur bashkëpunimin e tij më të keq.

Tek kjo pyetje, ai nuk hezitoi të përgjigjej me anë të goditjes së tij, e na pranoi për “Shiko Kush Luan” se bashkëpunimi i tij më i keq ka qenë me këngëtaren Eni Koçi.
Nga ana tjetër në një tjetër pyetje, e cila kishte të bënte me emrin e artistit më pak të talentuar nga tabela, Ademi sërish përzgjodhi emrin e këngëtares Koçi duke goditur për herë të dytë në fotografinë e saj.

-Advertisement-

Por nuk ngeli me kaq, në një tjetër pyetje e cila ishte: “Këngët e cilit artist nuk do të dëgjoje kurrë?” Capital T ri-goditi për të tretën herë fotografinë e Eni Koçit.

Ne nuk dimë ende nëse mes dyshes ka një hatër mbetje, por ama prej Capital T morëm tri përgjigje të sinqerta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera