Pse blejmë gjëra që s’na duhen? Psikologjia pas shpenzimeve të panevojshme
Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 23 September 2024
Është e kotë t’ju pyesim se sa prej jush kanë bërë ndonjëherë blerje të nxituara! Keni harxhuar para për disa gjëra që mbase nuk ju duheshin vërtet dhe në fund nuk e dini se pse e bëtë… Epo, nëse jeni një person i tillë, ky është artikulli i duhur për ju.
Psikologjia e shpenzimeve luan me mendjen tonë. Kërkimi i kënaqësisë së shpejtë është një nga fajtorët kryesorë. Kur blejmë diçka të re, truri ynë prodhon dopaminë, substanca që na bën të ndihemi të lumtur dhe të kënaqur. Kjo na shtyn të blejmë edhe më shumë, duke mos menduar për nevojat e vërteta që mund të kemi.
Një tjetër arsye është marketingu. Të gjithë ne, në një moment apo në një tjetër jemi joshur nga një reklamë që ka ndikuar në emocionet tona. Askush nuk mund t’u rezistojë frazave kaq tërheqëse “vetëm sot me ulje” ose “kjo është oferta që s’mund ta humbni”.Këto janë fraza që stimulojnë frikën se mos humbasim diçka të rëndësishme, kështu që përfundojmë duke blerë gjëra që, ndoshta, nuk do t’i përdorim kurrë. Një faktor tjetër është “ndikimi i çmimeve të ulëta.” Kur shohim një produkt me një çmim oferte, ndonjëherë e blejmë atë vetëm sepse na duket si një mundësi e shkëlqyer për të kursyer para. Në të vërtetë, kjo ndonjëherë mund të jetë vetëm një shpenzim i panevojshëm, që nuk na hyn aspak në punë.
Në fund të fundit, gjithçka lidhet me vetëdijen dhe kontrollin e impulsit. Sa herë që ke dëshirë të blesh diçka, ndalo dhe pyet veten: “A më duhet vërtet kjo?” Nëse përgjigjja është “jo”, atëherë lëre aty ku është. Kjo nuk do të thotë të heqësh dorë nga gëzimet e vogla të jetës apo nga kënaqësia e të shpërblyerit veten, por herën tjetër, kur të gjendesh përballë atij produktit që të duket aq shume tundues, ndalu dhe pyet veten nëse të duhet vërtet.
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...