Lajme

Pse BE-ja nuk i mbylli rubinetat e gazit rus?

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 05 April 2022

Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko i ka bërë thirrje vendeve evropiane që të ndërpresin të gjitha lidhjet e biznesit me Rusinë pasi sipas tij dëshmitë e vrasjeve civile rreth kryeqytetit ukrainas vazhdojnë të rriten.

Tani për tani, shumica e vendeve evropiane po vazhdojnë t’u paguajnë kompanive ruse të energjisë shuma të mëdha parash – para për të cilat Ukraina thotë se po kontribuojnë në luftë dhe që kryebashkiaku Klitschko thotë se janë “para të përgjakshme”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Çdo euro, çdo cent që merrni ose dërgoni në Rusi ka gjak, janë para të përgjakshme dhe gjaku i këtyre parave është gjaku i Ukrainës. Gjaku i popullit ukrainas”, u shpreh kryebashkiaku i Kievit.

-Advertisement-

Gazi rus përbën rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së, por blloku thotë se po punon për të reduktuar varësinë e tij. Nëse ky furnizim do të ndalohej, Italia dhe Gjermania do të ishin veçanërisht të cenueshme.

Rusia siguron rreth 5% të furnizimeve të gazit të Britanisë së Madhe, dhe SHBA – e cila ka shpallur një ndalim të plotë të importeve ruse të energjisë – nuk importon asnjë gaz nga vendi, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera