Lajme

Pse bankat komerciale nuk po i ulin kamatat e kredive që i rriten në emër të inflacionit? 

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 17 January 2024

Vetëm brenda vitit të kaluar tri here janë njoftuar klientët për rritjen e normës se kamatave në kredi, duke shkuar nga 7 deri në 13 %.

Shenoll Muharremi, njohës i mirë i trendëve ekonomike, e ka komentuar zhvillimin e trendëve bankare si pasoj e inflacionit.

Ai justifikon rritjen e normave të interesat të bankave për vitin e kaluar ku shkalla e inflacionit arriti në 12 %, por tani thotë se është e domosdoshme që këto kamata të ulen në nivelin e inflacionit.

-Advertisement-

“Situata tashmë ka ndryshuar. Vitin 2023 e kemi filluar me 12% inflacion, por deri në korrik është ra në vlerën 2-3%. Mesatarja vjetore ka qenë rreth 5%. Por trendi është në ulje dhe është stabilizuar. Ne duhet me shiku janarin dhe shkurtin 2024, por nëse inflacioni nuk kalon 4%, që nënkupton që mesatarja gjashtëmujore po sillet rreth 3%, ne duhet me fillu me i ul shkallën e interesit të kredive”, ka shkruar Muharremi

Uljen e interesit në kredi, ai e sheh si të domosdoshme, në mënyrë që bizneset të zhvillojnë më shumë aktivitet biznesore.

Mirëpo, Muharremi thotë se nëse niveli i inflacionit nuk është stabil gjatë tremujorit të parë, nuk duhet të nxitohet në ulje të interesit.

“Zakonisht në Kosovë presim me ardh delegacione nga jashtë, sikur FMN, edhe me na tregu për politikat dhe vendimet që duhet me i ndërmarrë. Herën e fundit kur kjo ka ndodhur, Kosova ishte vonuar me vendime. Kur inflacioni ishte 12% ne nuk kishim marrë veprime, por kur inflacioni po bie, ne atëherë me këshillat e FMN i rritëm normat e interesit. Më mirë vonë se kurrë, por ne kemi mundësi të veprojmë edhe pa pritur të vie dikush nga pjesa tjetër e botës për të na rikujtuar”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera