Fun & Video

Pse anijet e lundrimit janë pothuajse gjithmonë të bardha?

Autori: Gazeta inFokus 00:01 | 20 November 2019

Nëse jeni mjaft me fat që të hipni në një anije lundruese për një pushim, me siguri nuk mendoni rreth ngjyrës së anijes.

Por tani që është në vëmendjen tuaj, ju mund të jeni duke pyetur veten tuaj pse anijet e lundrimit janë pothuajse gjithmonë të bardha?

Anijet shumëngjyrëshe në të vërtetë ekzistojnë, sipas Allan E. Jordan, një historian i anijeve të lundrimit, i cili ishte gjithashtu historian në Muzeun e Akademisë Detare të Tregtarëve të SHBA-së, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Por, pse shumica e anijeve të lundrimit sot janë të bardha?

Kryesisht supozohet se kjo ka të bëjë me temperaturën.

Anijet e lundrimit të bardha u bënë të njohura sepse projektuesit menduan se do ta mbanin anijen më të freskët në klimat më të ngrohta, sipas Jordanit.

Është i njëjti argument pse shumica e aeroplanëve komercialë janë gjithashtu të bardhë.

Raporte të tjera shtojnë se anijet e lundrimit janë të bardha thjesht sepse ato të duken të pastra, me shkëlqim dhe të shtrenjta, duke tërhequr më shumë klientë.

Me kalimin e kohës, megjithatë, Jordan thotë se linjat e lundrimit po dallojnë anijet e tyre me një larmi më të madhe ngjyrash.

“Norwegian Cruise Line gati 20 vjet më parë filloi idenë e anijeve edhe si shumëngjyrëshe, dhe ata prodhuan modele të anijeve lundruese shumëngjyrëshe”, thotë Jordan.

Gjithashtu, linjat tjera të lundrimit sot, përfshirë Royal Caribbean International dhe Virgin Voyages, po eksperimentojnë me ngjyrat blu dhe gri, sipas Jordanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera