Fokus

Pse Albin Kurti është zyrtarisht lideri më i votuar, edhe nëse krahasohet me Ibrahim Rugovën (Foto)

Autori: Halil Berisha 22:10 | 19 October 2019

Albin Kurti, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, si kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje, edhe pse ende nuk janë numëruar të gjitha votat, ka rreth 185 mijë vota.

Kjo, e bën liderin më të votuar në historinë e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, me kryetarin tanimë të ndjerë Ibrahim Rugovën, në vitin 2001 mori 359 mijë e 851 vota e në vitin 2004 313 mijë e 437 vota.

-Advertisement-

E pavarësisht kësaj, zyrtarisht mund të thuhet se Albin Kurti është lideri më i votuar, pasi në kohën sa ishte gjallë Presidenti i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, sistemi zgjedhor ishte më ndryshe se sa tash.

Në atë kohë, nuk votoheshin emrat e përveçëm, por vetëm subjektet politike.

E në këtë mënyrë, nga ajo kohë, nuk ka vota zyrtare që kanë shkuar për ndonjë lider./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera