Pse akulli në Siberi ose në veri të Kanadasë po vlerësohet si “një minë me sahat” me pasoja të paparashikueshme?
Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 01 May 2017
Përpjekja për të ngulur një shkop në shtresën e akullit në Siberi ose në veri të Kanadasë të shpie shumë pranë katastrofës.
Sepse aty, nën akullin e pafund fshihet rreziku më i madh për klimën e botës – një kërcënim shumë më serioz se emetimet e të gjitha makinave në botë, bashkë me çdo fabrikë qymyrguri në planet.
Prova: nëse mbani një fije shkrepëseje të ndezur në njërën nga vrimat në akull, do të ndizet menjëherë një flakë një metër e lartë. Por çfarë ka këtu kaq shpërthyese?
Substanca që shumë ekspertë po paralajmërojnë është metani, një gaz me 22 herë më shumë potencial për ngrohje globale, se sa dioksidi i karbonit (CO2).
Dhe Arktiku mund të lëshojë sasi të mëdha prej tij në atmosferë: “Ekuivalenti i dyfishimit të CO2 në atmosferën e Tokës është i pranishëm këtu nën tokë. Dhe është duke u shkrirë – tani!”, shpjegon eksperti i klimës Daniel Miller.
Por sa i rrezikshëm është ky gaz? Dhe pse po del tani në sipërfaqe?
Saga ka kohë që zhvillohet: për mijëvjeçarë të tërë, shtrirja e pafundme e Arktikut është karakterizuar nga toka përgjithmonë të ngrira, deri në 1.7 kilometra thellë në disa vende.
Shtresat e sipërme të këtyre tokave shkrihen vetëm në muajt e verës.
Kushtet ekstremisht të ftohta dhe të lagështa të Arktikut parandalojnë që bimët e vdekura dhe kafshët e ngordhura të dekompozohen.
Kjo do të thotë se shtresa e materialit organik në tokë është rritur vazhdimisht për miliona vjet; Vlerësohet se nën tokë ka 1.8 miliardë tonë karbon me lidhje organike – rreth gjysma e të gjithë karbonit organik të depozituar në okë.
Problemi është se, kur nis shkrirja, tërësia e kësaj mase të thellë të ngrirë fillon të dekompozohet, pak a shumë si një kazan gjigant plehrash. Kjo gjë prodhon dioksid karboni – si dhe sasi të mëdha metani. Dhe në varësi të modelit të klimës së studiuar, pasojat e këtij procesi për planetin variojnë nga fatale në ekstremisht fatale.
Ndryshimet në temperaturë nënkuptojnë që gjerësitë në veri të Rrethit Arktik janë tashmë diçka e ngjashme me një tenxhere gjigante: “Arktiku po ngrohet dramatikisht, dy deri në tre herë më shpejt se rajonet e gjerësisë së mesme”, thotë shkencëtari i NASA Charles Miller.
“Tokat përherë të ngrira janë duke u ngrohur edhe më shpejt se sa temperaturat e ajrit të Arktikut – deri në 1.5 deri në 2.5 gradë Celsius gjatë 30 viteve të fundit”. Në të njëjtën kohë, temperatura e planetit është ngrohur me ‘vetëm’ një gradë.
Se sa shpejt po shkon Toka drejt një apokalipsi klimatik, kjo varet nga forma në të cilën lirohen këto gazra: nëse klima në Arktik bëhet më e thatë në të ardhmen, karboni i ruajtur do të çlirohet kryesisht si CO2. Por nëse bëhet e lagësht, atëherë nëntoka do të dekompozohet dhe do të prodhohet metani.
Dallimi midis këtyre dy skenarëve është i madh: sipas llogaritjeve të NASA-s, nëse vetëm 1% e karbonit të lëshuar gjatë një periudhe të shkurtër kohore do të jetë metan, atëherë do të ketë të njëjtën efekt serrë, sa 99% që çlirohet si dioksid karboni.
Por rreziqet që paraqiten nga shkrirja e akullit nuk janë vetëm materiali i vdekur dhe gazet që shkaktohen prej efektit serë: ka edhe rreziqe të tjera nën tokën e ngrirë të Arktikut. /bota.al/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...