Lajme

Pse abstenoi Ganimete Musliu?

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 22 August 2019

Me 89 vota për, një kundër e dy abstenime Kuvendi i Kosovës është shpërndarë mëngjesin e së enjtes.

Deputeti i cili votoi kundër ishte Milaim Zeka, përderisa ata që abstenuan ishin dy deputetët e e PDK-së, Ganimete Musliu e Zenun Pajaziti, shkruan Gazeta inFokus.

Në një prononcim për inFokus, Musliu ka dhënë një arsyetim të çuditshëm.

-Advertisement-

“Lidhur me kete çështje komenti im i vetem është se: Une dua te besoj qe Kosova është shtet demokratik!”, ka thënë Musliu në përgjigjen me shkrim.

InFokus ka provuar të marrë edhe një qëndrim edhe nga Zenun Pajaziti, megjithatë ai nuk është përgjigjur në disa thirrje telefonike. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera