Lifestyle

Pse 28,3% e shtëpive në Itali janë bosh?

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 07 August 2024

Në Itali një në tre shtëpi është e pabanuar. Por, a nuk ka pasur dikur një emergjencë strehimi?

Regjistrimi i përhershëm i popullsisë dhe banesave i ISTAT-it, i vitit 2021, hedh një dritë të re mbi një fenomen kompleks dhe në një farë mënyre paradoksal në vendin fqinj.

Numrat flasin vetë. Nga një total prej 35,3 milionë shtëpish të anketuara në vitin 2021, deri në 10 milionë janë të pabanuara. Kjo do të thotë se 28,3% e shtëpive në Itali janë bosh.

-Advertisement-

Por, si arriti Italia në këtë situatë?

Shkaqet janë të shumta dhe të ndërthurura. Së pari, është fenomeni i shpopullimit të zonave të brendshme dhe fshatrave të vegjël.

Kësaj i shtohet qartë kriza demografike që po përjeton Italia prej rreth 10 vitesh si dhe vështirësia e mirëmbajtjes dhe rinovimit të shumë pronave, veçanërisht të atyre më të vjetra apo të zonave jo shumë tërheqëse nga pikëpamja e tregut të pasurive të paluajtshme.

Megjithatë, shpopullimi nuk është uniforme përgjatë gadishullit. Përqindja e shtëpive të pabanuara ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga rajoni në rajon dhe midis zonave të ndryshme të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera