Lajme

PSD thërret  diskutim në kuvend për pagën minimale

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 06 February 2019

Paga minimale prej 170 eurove është më e ulëta në rajon. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri , në një konferencë për media.

“Prej  vitit 2011 nuk ka ndryshuar paga minimale. Ndërsa, pagat në sektorin publik janë rritur së paku tri herë, duke përfshirë edhe rritjen e fundit me ligjin e pagave. Është dëshmuar botërisht që paga minimale është komponentë thelbësore, e cila ka synim të ulë varfërinë, dhe rritjen e kohezionit shoqëror”  ka thënë Ymeri
Interpelancën që e ka thirr PSD e ka efektin për të rritur vetëdijen rreth pagës minimale. Kundërshtimet rreth uljes së pagës minimale janë të paqëndrueshme. Rritja e pagës minimale nuk e ndikon negativisht në papunësi, sipas tij shkruan gazeta inFokus.

Ai tha se do të bashkëpunojnë me sektorët për nevojat e punëtoreve të Republikës së Kosovës, e në veçanti me sektorin privat, për të cilët tha se janë të lënë pas dore.

-Advertisement-

Sa i përket interpelancës në lidhje me pagën minimale tha se kanë dorëzuar kërkesën ditën e hënë, ndërsa pritet që më së largu seanca të mbahet pas dy javëve./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera