PSD sot mban protestë kundër dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale

Autori: Gazeta inFokus
09:07 | 24 December 2022
Partia Socialdemokrate sot mban protestë në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale pas dënimit të ish-komandantit të UÇK, Salih Mustafa.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ditë më parë në një konferencë për media ka thënë se kjo protestë është e domosdoshme, pasi në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia.
“Ftoj secilin qytetarë të Republikës së Kosovës, secilën organizatë shoqërore dhe politike që me datën 24 dhjetor, ditë e shtunë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në orën 14:00 të bashkohemi në protestë për të marshuar drejt sheshit ‘Skënderbeu’ dhe për të adresuar kërkesat tona karshi institucioneve të Kosovës dhe për të dëshmuar që dënimi që është shqiptuar në Dhomat e Specializuara në Hagë nuk është në emrin tonë”, tha ai.
Partia Socialdemokrate (PSD) i ka dërguar gjithashtu shkresa deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të nisin procedurat për amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Lideri i PSD-së, tha se Gjykata Speciale po tenton të tjetërson historinë e Kosovës.
“Tash ka një tendencë që ka marrë rrugëtim për shtrembërimin e historisë së Kosovës”, ishte shprehur Molliqaj.
Javën e kaluar, trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim.

Të tjera
-
Tërmeti në Turqi – Humb jetën një 14-vjeçare, 69 persona hidhen nga lartësia
Tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter është ndjerë fuqishëm edhe në Turqi, teksa ba...
-
Raportohet se presidentja Osmani pritet ta caktojë këtë javë datën për zgjedhjet lokale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që brenda kësaj jave të shpallë d...
-
VV jep sinjale se nuk e ndryshojnë emrin e të propozuarës për kryekuvendare: Albulena Haxhiu ka mbështetjen e plotë të partisë
As për herën e 25-të Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua. As dje, kandidatj...
-
Tërmete me magnitudë 6.2 dhe 5.8 pranë Rodosit dhe në Turqi
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë goditi gjatë natës pranë ishujve...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur...
-
Cana: Besnik Bislimi po e vendos Kosovën në nivelin e shteteve joserioze, po e dëmton imazhin
Ish-diplomati Edon Cana ka folur në lidhje me atë se a ka legjitimitet Besnik...
-
Krejt çka ndodhi dje në takimin mes Bislimit dhe Sorensen: Nga vonesat e ekipit serb te temat kyçe për kufirin, energjinë e Luginën
Kryengociatori kosovar për dialog, Besnik Bislimi, dje është takuar në Brukse...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. Sipas Institutit...
-
Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat: Manipulativ dhe hipokrit
Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas një post...
-
LDK propozon subvencion emergjent për “Pastrimin”, PDK dhe LVV votojnë kundër
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës,...
-
Identifikohet trupi i pajetë që u gjet para banesës në Prishtinë
Një grua është gjetur pa shenja jete para hyrjes së shtëpisë së saj mëngjesin...
-
Murati flet për rritje historike të pagës mesatare në sektorin privat, s’e përmend inflacionin
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke c...