Lajme

PSD: Qëndron Kastrati është sulmuar nga burri i kandidates së VV-së

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 14 November 2021

Shefi i Shtabit të kryetarit aktual të Kamenicës, Arianit Ibrahimi ka thënë se Qëndron Kastrati është sulmuar mbrëmë. Por nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se nuk ka rast të hapur.

Ibrahimi ka shkruar në Facebook se “një grup kriminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-së) kishte vendosur postbllok në Karaçevë të Poshtme”.

“Mbrëm rreth orës 22:40 eshte sulmuar Qëndron Kastrati bashkë me ekip. Nje grup kriminal i udhehequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme. Ata kontrollonin secilën veturë që qarkullonte andej. Para se të sulmonin kryetarin, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht edhe mbështetësin tonë, Mehmet Shala e Albrim Kastratin, në të njëjtin postbllok”, shkroi ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera