PSD me aksion para Ambasadës: Gjermania po na merr mjekët, ky është shfrytëzim
Autori: Gazeta inFokus
11:59 | 09 Maj 2023
Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Ambasadës së Gjermanisë. Aktivistët e PSD-së para ambasadës i kanë vënë shifrat e ikjes së mjekëve dhe infermierëve, për katër muajt e parë të këtij viti.
Në këtë vihet në dukje trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova në Gjermani. Për katër muaj nga Kosova kanë ikur 91 mjek dhe 300 infermierë
Zgjim Hyseni, ka thënë se me këtë aksion simbolik në ditën e Evropës, po e urojnë Gjermaninë e cila po vazhdon të importojnë njerëz dhe se burimet publike të Kosovës, po e financojnë sistemin shëndetësor gjerman.
“Vetëm katër muajt e parë të këtij viti, prej Kosovës kanë ikur 91 mjek. Nëse llogarisim për secilin prej tyre po të shkollohej në Gjermani, do të bënte 200 mijë euro, atëherë i bjen 18.2 milion euro populli i Kosovës, e ka ndihmuar Gjermaninë e varfër. Nëse ia shtojmë dhe 9 milion euro që janë për 300 infermierë, atëherë i bjen që për katër muaj ne ia kemi kursyer Gjermanisë 27.2 milion euro. Nëse trendi kish me vazhdu për krejt vitin, si për këto katër muajt e parë, kjo i bie që ne vit ne ia kursejmë Gjermanisë ose subvencionojmë shëndetësinë gjermane me 81 milion euro. Ky nuk është asgjë më pak se sa shfrytëzim”, ka thënë ai..
Ndërsa pohon se nëse kjo dinamikë vazhdon, atëherë Kosova do të mbes pa mjek dhe se nuk ka asnjë kuptim që kështu të vazhdojë marrëdhënia mes dy vendeve, Kosovës dhe Gjermanisë.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































