Lajme

PSD kushtëzoj votimin e buxhetit, ka disa kërkesa për kryeministrin

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 21 December 2018

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për kalimin në lexim të parë të buxhetit të Kosovës për vitin e ardhshëm.

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka dhënë vërejtjet e saj në lidhje me projektligjin për ndarjen buxhetore.

Dardan Sejdiu nga radhët e PSD-së është shprehur se buxheti i Kosovës nuk duhet të ndahet nga instrumente të Beogradit siç është Lista Serbe.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka shtruar disa kërkesa tek kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që të miratohet në qeveri ligji për dialogun dhe të dërgohet në Kuvendin e Kosovës të hënën, më 24 dhjetor.

Sejdiu gjithashtu ka kërkuar se ligji për qeveri të sillet në Kuvend për miratim jo më larg se 3 muaj nga dita e sotme dhe ky ligj të tregojë edhe numrin e zëvendësministrave që ka drejt të ketë një ministri.

E gjithashtu, Sejdiu ka kërkuar që të lirohet nga detyra ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, i cili tash e sa kohë nuk e ushtron detyrën e tij

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera