PSD kërkon hetim për autostradën Prishtinë-Shkup
Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 07 June 2018
Partia Socialdemokrate ka kërkuar nisjen e hetimeve për procesin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup, shkruan GazetaFokus.
Sipas një postimi në faqen zyrtare të PSD-së në facebook thuhet se buxheti i Kosovës për vite të tëra është orientuar gabimisht në ndërtim të autostradave në vend të rritje se prodhimit dhe ngritjes së mirëqenjës së qytetarëve.
“Për vite me radhë, buxheti i Republikës së Kosovës është orientuar gabimisht, në ndërtim autostradash tranzit, në vend se në rritje të prodhimit dhe në ngritje të mirëqenies së qytetarëve. Sikur të mos mjaftonte kjo, Qeveritë e Kosovës njëra pas tjetrës, përmes vendimeve të ngutshme e të gabueshme, po e rëndojnë edhe më tepër barrën financiare të qytetarëve të Kosovës.
Kontratat e fshehta dhe papërgjegjësia e krerëve institucionalë, si para qytetarëve ashtu edhe para vet kontratave të tilla, përbëjnë binomin përmes së cilit Bechtel – Enka po funksionon brenda Kosovës. Rasti i fundit i autostradës Prishtinë – Shkup është dëshmia e radhës e keqeverisjes që ka ndodhur në Kosovë për shumë vite. Vonesat në pagesa nga qeveria Mustafa u përcollën me aneks-kontratë të re të dëmshme nga qeveria Haradinaj, kontratë kjo që obligon Republikën e Kosovës për 53 milionë euro shtesë ndaj kompanisë Bechtel – Enka. Ky dënim bëhet edhe më i dyshimtë duke pasur parasysh mungesën e transparencës në kontratë. Për më tepër, kompania që e bën mbikëqyerjen e punëve nuk i ka pranuar pretendimet e Bechtelit.
Partia Socialdemokrate kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës që sa më parë ta hetojnë gjithë procesin e ndërtimit të kësaj autostrade, që nga kontrata fillestare, e deri tek aneks-kontrata e fundit, ashtu që të gjithë përgjegjësit për keqmenaxhim të fondeve publike të dalin para drejtësisë. Republika e Kosovës nuk duhet ta paguajë dënimin ndaj Bechtelit, pa i dënuar ata që ia faturuan shumën.”/GazetaFokus.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...