Lajme

PSD-ja thotë se pushteti i Kurtit po përdor të moshuarit: Propaganda e militantëve po përkeqësohet

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 21 September 2024

Anëtari i kryesisë së PSD-së, Bardh Ahmeti ka shpërndarë një video të një personi të moshuar, i cili në një emision televiziv ka shprehur pakënaqësitë ndaj ish-anëtarëve të Vetëvendosjes, teksa ka shtuar se Albin Kurti i “ka bërë njerëz”.

Ahmeti ka thënë se personat e moshuar po përdoren për të thënë se qytetarët janë të pakënaqur me aksionin e PSD-së tek ura e Ibrit. Ai ka thënë se personi në fjalë është militant i pushtetit

“Urrejtja e tij ndaj PSD-së buron nga fakti që ne jemi ndarë nga Kurti, jo sepse i intereson vërtet për aksionin. Kjo veç sa e vërteton që propaganda e militantëve për të fituar pak famë nuk zbehet me moshën, madje ka gjasa të përkeqësohet”, ka thënë Ahmeti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera