PSD-ja mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për dialogun
Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 06 August 2018
Kërkesa e PSD-së për seancë të jashtëzakonshme për gjendjen aktuale sa i përket dialogut me Serbinë, ka marrë përgjigje negative nga kryeparlamentari me arsyetimin se Kuvendi është në pushim.
PSD-ja kishte bërë kërkesë që të mblidhej Kryesia për të caktuar një seancë të jashtëzakonshme, porse e vetmja mundësi që deputetët të kthehen në sallë plenare për të debatuar për dialogun me Serbinë është mbledhja e 40 nënshkrimeve të deputetëve, veprim ky që PSD-ja do ta bëjë qysh të martën, raporton KTV.
Në përgjigjen që kryeparlamentari Veseli ia ka kthyer shefit të deputetëve të PSD-së, Dardan Sejdiu, thuhet se Kuvendi ka përmbyllur sesion më 30 korrik e do të kthehet në punë në javën e dytë të shtatorit, porse i ka kërkuar që të bazohen në nenin 69 të Kushtetutës, ku seanca e jashtëzakonshme mund të thirret edhe me nënshkrimet e 40 deputetëve.
Shkodran Hoti nga Zyra për media e PSD-së ka thënë se që nga e marta do t’u kërkojnë deputetëve nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme.
Ai nuk di sesi do të veprojnë partitë tjera opozitare, porse thotë se do t’u ofrojnë mundësinë përmes nënshkrimeve.
Por, Vetëvendosje e ka quajtur joserioze e hipokrite PSD-në.
Deputetja Albulena Haxhiu, thotë se PSD-ja nuk e kishte kundërshtuar pushimin as në Kryesi, e as në ditën kur dështoi të kalonte për mungesë kuorumi rezoluta e tyre.
“PSD-ja tashmë e ka uzurpuar pozicionin e nënkryetares në Kryesinë e Kuvendit, andaj të paktën tani le t’i shfrytëzojnë të gjitha të drejtat dhe mundësitë që ia jep Rregullorja e Punës. Ata duhet të kuptojnë po ashtu që ne si grup kemi propozuar pika për votim lidhur me dialogun dhe atë si në vijim:
1. Të ndërpritet formati aktual i dialogut me Serbinë
2. Askush në emër të Kosovës nuk mund t’i negociojë çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës
3. Reciprocitet i plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë
4. Reciprocitet i të drejtave të popullit shqiptar në Serbi me popullin serb në Kosovë
5. Padi për gjenocid kundër Serbisë
6. Hashim Thaçi është person jokredibil për ta udhëhequr dialogun e ardhshëm me Serbinë
Nëse këto nuk përfshihen, s’ka kuptim asnjë rezolutë tjetër”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Televizioni ka pyetur edhe Partinë Demokratike të Kosovës se si do të veprojë karshi kësaj iniciative dhe nëse do të vënë nënshkrimet e tyre për seancë të jashtëzakonshme.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është jashtë vendit dhe nuk është në dijeni për iniciativën e PSD-së.
Të tjera
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...