Lajme

PSD-ja mbështet protestën e minatorëve të Trepçës që mbahet të enjten

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 13 August 2024

PSD-ja mbështet protestën e minatorëve të Trepçës që mbahet të enjten

Kjo protestë do të zhvillohet të enjën në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Minatorët e Trepçës kanë mbetur pa rroga dhe po kërkojnë zgjidhje nga Qeveria.

-Advertisement-

“Minatori i Trepçës ishte udhërrëfyesi i revoltës kundër dhunës sistemore që përjetim gjente tek çdonjëri në vitet e 90-ta. Sot, për pushtetin me kalkulator në dorë e menaxhmentin inert e dashakeq, u bë armik. Nuk ka rëndësi që ai po përjeton trajtim të padinjitetshëm, që ka mbetur pa pagë tash e 2 muaj, që punon në rrezikun më të madh nën tokë, që nuk ka mjete adekuate të sigurisë e ato pak që janë është dashur t’i blejë vetë. Ai është armik. Armiku nuk trajtohet, por luftohet deri në zhdukje. Mendësia autoritare synim ka nënshtrimin e secilit. Prandaj është domosdoshmëri që secili t’i rezistojë tendencës së tillë me çdo kusht”.

“Të enjten, në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, minatorët e Trepçës protestojnë për trajtim të dinjitetshëm kundër një pushteti që veç të kundërtën po ia ofron. Ne mbështesim protestën dhe qëndrojmë në solidaritet deri në plotësimin e kërkesave të tyre”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera