Lajme

PSD-ja kërkon dorëheqjen e Nagavcit: Qeveria nuk ka bërë asnjë lëshim për grevistët, vetëm i ka kërcënuar

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 10 September 2022

Aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk kanë plotësuar asnjëherë kërkesë të mësimdhënësve për ta ndërprerë grevën.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Qeveria vetëm ka kërcënuar grevistët.

Ajo ka numëruar disa shkelje të ministres së Arsimit, Arbëria Nagavcit, duke thënë se ajo duhet të jap dorëheqje.

-Advertisement-

Postimi i saj i plotë:

Që nga fillimi i grevës së BSPK, Qeveria nuk ka bërë asnjë lëshim në raport me palën tjetër:

– ka kërcënuar grevistët dhe ka ndërprerë pagesat jashtligjshëm. Qeveria hoqi dorë nga kjo masë pas reagimit të opinionit publik.

– pagesa prej 50 euro për mësimdhënës nuk është rezultat i dialogut. Vendimi ka qenë i njëanshëm dhe krye në vete. Pra nuk mund të kuptohet si kompromis por përkundrazi është sinjal i një pushteti represiv.

– Arbërie Nagavci është shkelëse e Kushtetutës.

– Ka tejkalu kompetencat e saj si ministre.– Është ajo që nuk po respekton kontrataën kolektive dhe nuk po zbaton marrëveshjen për pagat jubilare.

– Ka instrumentalizu fëmijët për te fitu pushtetin në Kamenicë.– nuk ka filluar ndërtimi i as 10% të 160 cerdheve të premtuara.

Ku Arbërie është dorëheqja?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera