Lajme

PSD-ja kërkon dorëheqjen e menjëhershme të zv.ministrit Vokrri

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 17 May 2023

Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të zëvendësministrit, Arbër Vokrri.

Arbër Vokrri, një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje i emëruar zëvendësministër në Qeverinë Kurti, ka mbajtur një fjalim skandaloz me ngjyrime të theksuara fetare duke i mëshuar vijë edhe historisë së kombit tonë përgjatë shekujve dhe duke pretenduar se jemi pjesë e një misioni për ta përhapur islamin kah perëndimi.

Hoxha i famshëm, Shefqet Krasniqi, ka promovuar disa libra sërish në kohë Ramazani duke e organizuar një iftar/promovim si vitin e kaluar.

-Advertisement-

Por, kësaj here megjithëse numri i politikanëve ishte më i vogël. Njëri nga të paktët që ishte doli se e kishte sherrin shumë të madh.

“Të nderuem vëllazën xhemat, selam alejkum rahmetullah! Është kënaqësi e jashtëzakonshme me qenë në mesin tuej sot. Edhe me pa se çfarë kombinimi mbresëlënës jemi”, u shpreh Vokrri.

Ai njoftoi se po shihte në atë iftar edhe politikanë, analistë e kolegë nga qeveria.

“Si besimtarë në këtë shoqëri në të cilën jetojmë, kemi potencial të hatashëm,” tha në nisje të shpalosjes së ambicieve të tij fetare ai.

“Ne (etnia jonë) jemi produkt i kombinimit të së paku dy qytetërimeve. Por kulturalisht – elhamdulilah – qe ma shumë se gjashtë shekuj jemi në ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam. Dhe mundemi me thanë që jemi me siguri populli i vetëm me naj signifikancë politike që mundemi mu krenu se jemi produkt i prirjes së islamit për me u përhapë kah perëndimi. Sepse një prej misioneve është që fjalën e Allahut ta çojë në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i qytetërimit njerëzor…”, tha ai.

Zv/ministri Vokrri duket se u përpoq që ta ‘rishkruante’ edhe historinë e kombit shqiptar.

“E ne shqiptarët, nëse e shikojmë historinë, jemi produkt i kësaj përpjekjeje e këtij ballafaqimi. Ne nuk kemi ekzistu si entitet i veçantë e me këtë emërtim, shqiptarë, para se me ndodh ky ballafaqim në Evropë,” – argumentoi z. Vokrri, ndoshta duke çuditur shumicën e historianëve të Kosovës.

Po ashtu, Vokrri pati edhe fjali seksiste të cilat nuk përkojnë me bindjet progresiste të Vetëvendosjes, partisë së cilës i takon:

“Burri është kujdestar i familjes ose tufës së vet. Gruaja është kujdestare e vatrës së burrit dhe tufës së vet,” tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera