Lajme

PSD-ja, i’a ka drejtuar disa kërkesa Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 21 December 2018

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

LDK ka lëshuar sallën por është përkrahur nga deputetët e PSD-së, pasi kryeministri Haradinaj u zotua se do t’i plotësojë 5 kërkesat e këtij subjekti.

PSD ka thënë se në asnjë rrethanë  buxheti i Kosovës, pagat, investimet dhe orientimet e tjera zhvillimore, sado problematike që janë, të ndalen apo të pengohen nga Serbia, edhe sot 20 vjet pas çlirimit të Kosovës, transmeton Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Këto janë kërkesat e PSD-së pas miratimit të projektligjit për buxhetin 2019.

Ligji për Qeverinë të sillet në Kuvend për miratim, jo më larg se 3 muaj nga sot! Ky ligj duhet ta saktësoj në mënyrë pa-ekuivoke, përveç tjerash çështjen e numrit të zv-ministrave për një ministri. Kërkesa konkrete jonë është që nuk mund të ketë më shumë se 2 zv. ministra për Ministri.

Kërkojmë nga ju funksionalizimin e plotë të Ministrisë së Bujqësisë! Ta keni parasysh që importi kryesor janë gjërat ushqimore, industria e përpunimit të ushqimit, si dhe që fermat e Kosovës kanë nevojë për strategji dhe udhëheqje që ndërton kapacitete për zv. te importeve, e pra edhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, e vende të reja të punës! Rrjedhimisht, kërkojmë lirimin nga detyra e Ministrit të Bujqësisë i cili nuk po e ushtron këtë detyrë, si dhe emërimin e një ministri që e funksionalizon Ministrinë e Bujqësisë.

Projekt-buxheti i Republikës është tepër shumë i ngarkuar me skema sociale e benefite pensionale. Janë plotë 465 milion euro në te për skema të tilla! Si PSD, mbetemi të bindur se mund të reduktohet kjo ngarkesë buxhetore!

Disa herë në këtë kuvend kam shprehur rrugën përpara për t’u siguruar që e kemi një sistem të mirëfilltë pensional, me ç’rast ta bëjmë një kod pensional, ku definohet edhe kontributi i secilit prej nesh, por edhe benefitet pensionale, që duhet gëzuar nga ata që meritojnë pensione, e në të njejtën kohë të pastrohen listat nga keqpërdoruesit e mundshëm!

Pra, kërkesa jonë e fundit është që të themelohet një Komision i veçantë për draftimin e kodit pensional dhe reformës së plotë! Ky komision duhet të udhëhiqet nga PSD./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera