Lajme

PSD-ja akuzon qeveria Kurti është “kapur” nga militantët

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 26 February 2020

Punësimet familjare dhe rahatimi i militantëve partiak po vazhdon edhe nga Qeveria Kurti, edhe pse Kurti zotohej gjate krejt fushatës se nuk do të i politizojnë institucionet e shtetit, shkruan gazeta inFokus.

Frasher Krasniqi nga Partia Social Demokrate ka bërë të ditur disa nga emrat që tashmë kanë marr pozita në Qeverinë e re veç pse i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje.

 

-Advertisement-

“Bilanci javor i Qeverisë Kurti:

Sami Uka, vëllau i deputetit të VV, Fitim Ukës punësohet tek ministri Arben Vitia,

Gëzim Sveçla, djali i axhës së Xhelal Sveçlës, punësohet shofer i zv.kryeministrit Haki Abazi,

Drilon Zyba, djali i axhës së Salih Zybës punësohet si asistent i ministres Rozeta Hajdari,

Rinor Kastrati, vëllau i gruas së Lumir Abdixhikut, punësohet në kabinetin e kryeparlamentares V.Osmani,, ka shkruan Krasniqi.

Tutje ish anëtari i LVV-së, ka numëruar edhe disa emërime që janë bërë nga LDK-ja.

 

“Izedin Bytyçi, njeriu i LDK-së që ia kishte punësuar Isa Mustafës gruan e djalit, dhe është dënuar për tentim-mashtrim ndaj shtetit, punësohet si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Lumir Abdixhikut,

Me rregulloren re që e bëri Qeveria Kurti, kryeministri dhe zv.kryeministrat do të kenë 33 këshilltarë më shumë se në qeverinë e kaluar. Qeveria Kurti do të ketë gjithësej 199 këshilltarë!

Erdhi dita për rehatimet e reja. Erdhi dita për kapjen e re të shtetit. Dhe ky është veç fillimi”ka shkruar Krasniqi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera