Lajme

PSD ia kujton Kurtit fjalët e tij që Presidenti nuk duhet të jetë figurë partiake

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 14 January 2021

Partia Social Demokratike i ka kujtua, kryetarit të Vetëvendosjes, fjalët e tij rreth pozitës së presidentit.

Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuqi, e ka quajtur mashtrim të radhës marrëveshjen ndërmjet Vjosa Osmanit, dhe Albin Kurtit.

“Ne negociatat per koalicionin i cili do te formonte Qeverine LDK dhe VV, Albin Kurti thoshte qe Presidenti nuk duhet te jete figure partiake. Sot, Vjoses i referohej si „Presidente“. Mashtrimi i radhës..”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë zyrtarizuar marrëveshjen e tyre, ku Nisma e Osmanit do të jetë pjesë e listës së Vetëvendosjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera