Lajme

PSD i shkruan “gjobë” Armend Zemajt për mosrespektim të masave

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 28 January 2021

Partia Socialdemokrate mbajti një aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë, ku vendosi një “dënim” ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Frashër Krasniqi  nga kjo parti deklaroi se sot vendosën ta dënojnë Zemajn për siç tha, zbatim selektiv të ligjit, për zbatim të ligjit vetëm ku i konvenon, zbatim të ligjit ndaj qytetarëve dhe tolerancë ndaj partive politike dhe pushtetarëve.

“Ligji në kohën e pandemisë nuk ka rënduar njëjtë sikur ata që janë të dobët me ata që janë të fortë. Të fortit nuk janë dënuar, por të dobëtit janë dënuar”.

-Advertisement-

“Qytetarët janë dënuar me mbi tre milionë euro dënime, kurse partitë politike vazhdojnë të mbajnë tubime në shpërputhje me krejt rregullat e COVID-it dhe nuk marrin dënime”.

“Kjo pabarazi bëhet ende më absurde dhe e dhimbshme kur vet ministri i shëndetësisë, kur vet kryeministri – që janë përgjegjës ta zbatojnë ligjin dhe e kanë bërë atë ligj, dalin nëpër tubime në shpërputhje me krejt ligjet që i kanë bërë vet”.

“Zemaj sot tregoi që nuk do të ketë lirim të masave, se këto masa nuk po e prekin vet ministrin Zemaj. Këto masa i prekin vetëm qytetarët”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi po asht bëri thirrje që të falen të gjithë qytetarët që janë dënuar për mos respektim të masave antiCOVID gjatë pandemisë, duke thënë se janë dëmtuar vetëm ata që nuk kanë, siç janë punëtorët dhe të papunët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera