Lajme

PSD gjobitet me 20 mijë euro, Nushi kërkon ndihmën e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 12 April 2023

Sekretari i PSD-së, Nol Nushi, ka bërë të ditur se Agjencia për Privatësi e ka gjobitur këtë parti në vlerë prej 20 mijë euro.

Nushi, gjobën  nga kjo agjenci e cilësoi si sulm të pastër politik.

“Paramendo, na kanë dënuar për publikim të të dhënave të peticionit kundër Zajdenicës, ndonëse kjo nuk ka ndodhë”, është shprehur Nushi.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se janë shtatë masa ligjore që parashihen për ata që publikojnë këso të dhëna, kurse sipas tij, Agjencia për Privatësi e ka zgjedhur ndaj tyre masën më ekstreme.

“Ndaj këtij vendimin nuk na lejohet as të ankohemi, prandaj duhemi me e pagu gjysmën në mënyrë që të mos përballemi me përmbarues. Tendenca është që të na pamundësojnë opozitarizmin, prandaj po kërkojmë ndihmën e secilit nga ju që keni vullnet”, ka shkruar Nushi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera