Lajme

PSD gati për protestë, Krasniqi: Qeveria po i trajton qytetarët në mënyrë arrogante

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 28 January 2022

Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar se nesër, nga ora 14:00, do të protestojnë, duke filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Kjo protest do të jetë kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Në lidhje me këtë ka folur Frashër Krasniqi nga PSD-ja, në Klan Kosova, ku ai tha se Qeveria Kurti poi trajton qyyetarët në një mënyrë arrogante.

“ Qytetarët po trajtohen në një mënyrë arrogante, të papranueshme dhe elitare, se gjoja ju jeni ata të padijshmit që nuk e dini sa keni harxhuar deri më tani rrymë dhe jeni duke e harxhuar për luks. Kjo është mënyra si qeveria i ka trajtuar qytetarët”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Krasniqi tha se Qeveria, shtrenjtimin e energjisë elektrike po e arsyeton me shpenzimin e paarsyeshëm të qytetarëve, e këtë ai e ka konsideruar si të gabuar.

“Në këtë rritje, një kompani private është e vetmja që nuk po preket fare. Krejt kjo rritje po arsyetohet se qytetarët po harxhojnë për luks, pra është një trajtim i gabuar. Edhe nëse ka qenë çmimi i lirë i rrymës deri më sot, rryma ka qenë e lirë, por prapë KEDS-i ka dal në fitim, kshtuqë s’ka pas nevojë me shtrenjëtu rrymën. Qeveria nuk ka bërë fare remont të termocentraleve tona, që me gjasë mund të jetë edhe shkaktari për rënjen e blloqeve”, tha ai.

Tutje, Frashër Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës ka pasur mundësi që ta parasheh situatën me energjinë e elektrike, ashtu siç kanë bërë sipas tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera