Lajme

PSD del në mbështetje të protestës së nesërme, kjo është thirrja e Molliqajt

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 14 July 2023

Partia Socialdemokrate nesër do të jetë në protestën e thirrur në ora 18:00 në sheshin Skenderbeu në Prishtinë ku do të kundërshtohet “koordinimi me Radojiçiqin” dhe miratimi i Ligjit për Pagën Minimale që lë jashtë veteranët e UÇK-së.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj i cili është shprehur se kjo qeveri ka mbledhur rreh vetës përmbajtjet më reaksionare të shoqërisë.

“Kjo Qeveri ka mbledhur rreth vetes përmbajtjet më reaksionare të shoqërisë. Janë truq sikur lëmsh: hipokrizi deri në qiell, servilosje deri në gjunjëzim; korrupsion e racizëm urban.”, ka shkruar Molliqaj.

-Advertisement-

Ai ka thënë se ditën kur qeveria i përjashtoi veteranët nga paga minimale, nga ministria e nga partia në pushtet u zunë “me 60 mijë euro nën tepih”.

“Ditën kur i përjashtoi veteranët nga paga minimale, nga Ministria e nga Partia u zunë me 60 mijë euro nën tepih. Kaq është brenga e tyre për abuzimin. Janë pa skrupuj, nëse nuk rezistojmë nuk dinë të ndalur. Nesër në shesh!”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka bërë thirrje për t’iu bashkuar protestës nesër në ora 18:00 në sheshin e Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera