Lajme

PSD akuzon shefin e Kabinetit të Konjufcës për ndërtimin e çeshmes me emrin e babait në pronë publike

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 01 April 2022

Zyrtarë të Partisë Socialdemokrate e akuzuan sot këshilltarin e kreut të Kuvendit, Ilir Kërçelin, për ndërtimin e një çeshmeje me emrin e babait të tij, në pronë publike në Kamenicë, dhe pa leje.

Ka qenë Nol Nushi ai që e ka bërë një postim në Facebook, e që është shpërndarë nga kolegë e tij, e ku këtij gjesti të Kërçelit, i jepen epitetet “Tmerr, gërrdi, e poshtrues”.

Duke kujtuar se Kërçeli paguhet 1750 euro si shef kabineti i Glauk Konjufcës, Nushi shkruan se ai e ka shfrytezuar pushtetin e ri te VV-se në Kamenicë për të ndërtuar përmendore që qet ujë për babain e tij në qendër të qytetit.

-Advertisement-

“Ky monument i shëmtuar është ndërtuar në hapësirën e gjelbërt të shkollës në qendër të qytetit dhe Ilirit i ka kushtu rreth 500€. Ndërtimi është bërë pa leje të urbanizmit. Kurse kuvendi komunal ia ka dhënë pronën në shfrytëzim disa ditë pasi që ‘çeshmja; ka fillu me qitë ujë”, shkroi Nushi.Sipas tij, përveç abuzimit moral, këtu ka abuzim tipik të pushtetit“.

Tash secili nga ne mundemi me ua ndërtu nga një çeshme baballarëve tanë në qendër të Kamenicës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera