PSD aksion para Qeverisë kundër draft-statutit për Asociacion, konfrontohen edhe me policinë
Autori: Gazeta inFokus
12:10 | 13 November 2023
Aktivistët e Partisë Socialdemokrate kanë mbajtur një aksion para Qeverisë së Kosovës, duke kundërshtuar draft-statutin për Asociacion.
Aktivistët kanë zëvendësuar flamurin e Kosovës, me një improvizim të një flamuri me dy yje dhe një pjesë e territorit me ngjyrë të bardhë
Gjatë aksionit, ata janë konfrontuar edhe me Policinë e Kosovës.
Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj ka thënë se drafti i Asociacionit i pranuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në thelb, e zhbën 17 shkurtin.
“E zhbën Republikën si koncept, ku qytetarët janë të barabartë, tani zhduket barazia. Nga sot edhe flamuri i Kosovës nuk mund të jetë i njëjti. Nga sot flamuri i Kosovës i ka vetëm dy yje. Kemi themeluar një konfederatë të brendshme mes shqiptarëve dhe serbëve, pa pajtimin qytetar. Aksionet tona do të përshkallëzohen, do të kemi edhe protesta”, ka thënë ai.
Molliqaj tha se kryeministri Kurti ka pranuar ndarjen në etni, atë shqiptare dhe serbe.
“Pra, nga republika qytetare tani në republikë që ndahet në etni, përmes këtij draft-statuti janë bërë edhe kufij të brendshëm”, tha ai.
Molliqaj paralajmëroi edhe aksione e protesta tjera kundër Asociacionit.

Të tjera
-
Emisari i BE’së Sorensen, në vizitën e parë në SHBA, i bën bashkë ambasadorët e Kosovës dhe Serbisë në Uashington
Danezi Peter Sorensen, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë viz...
-
Kriza politike në Kosovë, ambasadori gjerman Rohde në selinë e PDK-së takon Memli Krasniqin
Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, ka takuar sot në selinë e partisë, ambasad...
-
“Vrasja nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut, reagon edhe EULEX’i
Për atë që Prokuroria në Prishtinë e ka kualifikuar si vepër penale “vrasje n...
-
VV’ja në Prishtinë: Përparim Rama bëri presion për hapjen e pishinës së Gërmisë, një qytetare lëndoi hundën për shkak se s’kishte ujë mjaftueshëm
Enver Redenica nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka akuzuar kr...
-
“Më duhet të shkojë…” – Kurti vazhdon heshtjen – refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Rrezik në Rrugën B, shtylla elektrike gati të bie
Lexues të Gazetës Infokus kanë dërguar këtë pamje nga Rruga B në Prishtinë, k...
-
“Më duhet të shkojë…”: Kurti vazhdon heshtjen, refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Punëtori ngujohet në vendin e punës në Prizren, Policia e arreston një person të dyshuar
Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi që një person raportohet s...
-
Dy raporte të Policisë për 48 orë – Asnjë fjalë për vdekjen e Agon Zejnullahut: A u tentua të fshihej rasti?
Policia e Kosovës ka publikuar dy raporte 24-orëshe brenda 48 orëve pas vdekj...
-
Gjykata Supreme rrëzon rregulloren e Aviacionit Civil, Faton Fetahu: Fitore për ligjshmërinë dhe interesin publik
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme Rregulloren Nr. 01/2025 t...
-
Dy policë sulmohen në Prizren, njëri brenda stacionit policor
Zyrtarët policorë janë sulmuar në dy raste në Prizren. Rasti i parë ka ndo...
-
Një grua rrah policët në Kaçanik
Një incident ka ndodhur të hënën në Kaçanik. Sipas raportit 24 orësh, një ...