PS, PD, LSI caktojnë 5 emrat që do të përzgjedhin anëtarët e komisioneve ad-hoc të KLP dhe KLGJ

Autori: Gazeta inFokus
16:54 | 17 January 2018
PS, PD dhe LSI kanë përcaktuar emrat e deputetëve që do të zënë vendet në komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Partia Socialiste do të përfaqësohet me Ulsi Manjën, Vasilika Hysin dhe Klotilda Bushën, Partia Demokratike me Oerd Bylykbashin, i cili do të jetë edhe nënkryetar i komisionit, ndërsa LSI me Nasip Naçon.
Partia Demokratike pritet që të paraqesë në nënkomision një mendim të saj për atë që ajo e konstaton si problematikë në ecurinë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të KLGj e KLP. Më herët, në Komisionin e Ligjeve u miratua rregullorja për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Miratimi për funksionimin e komisionit ad-hoc, që do të përzgjedhë anëtarët për këto dy organe të rëndësishme të parashikuar nga reforma në drejtësi është bërë vetëm me votat e mazhorancës.
Opozita ishte e pranishme në seancën e Komisionit të Ligjeve, por zgjodhi të abstenojë në momentin e votimit. Një ditë më parë, mazhoranca refuzoi propozimin e opozitës për të zgjidhur përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore, krizën politike të krijuar pas zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme vetëm me votat e shumicës.

Të tjera
-
Ndërrojnë jetë dy figura të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Kosova ka humbur sot dy personalitete të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të K...
-
Ndryshimi i motit, komuna me paralajmërim për qytetarët
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se pas...
-
Trump i vendos tarifa Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës
Të hënën, presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi tarifa prej 35 përqind pë...
-
Fermerët ankohen për çmim të ulët të grurit: 1 kg grurë 17 centë, 1 bukë 60 centë!
Fermeri Valon Vehapi nga Komuna e Lipjanit i cili ka të mbjella 120 hektarë m...
-
Arrestohet një person për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”
Policia në Ferizaj gjatë ditës së djeshme rreth orës 02:00 pas mesnate ka arr...
-
Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën
Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistent...
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...