PS miraton mes kaosit rregulloren e re të Kuvendit/ Deputetët e përjashtuar tentojnë të hyjnë me forcë, seanca mbyllet brenda pak minutash
Autori: Gazeta inFokus
10:59 | 14 Dhjetor 2023
Deputetët e përjashtuar të opozitës u përpoqën të hyjnë me forcë në sallën e Kuvendit, sot u mbajt seanca e radhës plenare, që zgjati vetëm pak minuta.
Ish-kryeministri Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë u përplasën me Gardën, që qëndroi në hyrje të godinës së Kuvendit.
Ndërkohë, mes përplasjeve, demokratët penguan kolegët e tyre socialistë për të hyrë në sallë. Kështu ndodhi me Olta Xhaçkën, të cilën Gazment Bardhi nuk e lejoi të hyjë. Shumë shpejt do të japësh përgjigje në SPAK, iu drejtua Bardhi Xhaçkës, ndërsa socialistja e quajti burracak.
Seanca plenare nisi në orën 10:00, mes kaosit dhe tymueseve në sallë. Me 74 votat e mazhorancës, u votua rregullorja e re e Kuvendit. Kryeparlamentarja lexoi nenet dhe kaloi për votim rregulloren, pa bërë asnjë diskutim, teksa deputetët e opozitës që ishin në sallë brohorisnin “turp, turp”.
Për kaosin e krijuar javën e kaluar në Kuvend, kur në sallë u hodhën flakadanë dhe kaspsolla, u ndëshkuan me 10 ditë mos pjesëmarrje në Kuvend, shtatë deputetë të opozitës. Ata janë Ervin Salianji. Lefter Gështenja, Xhelal Mziu, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.
Këtë të enjte në parlament, ishte planifikuar debati dhe më pas votimi i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për emigrantët.
Por, një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e marrëveshjes, duke vlerësuar të ligjshme kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të drejtuar nga Gazment Bardhi.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
































