Lifestyle

Provoni këtë test të thjeshtë me një gotë ujë dhe zbuloni sa të shëndetshme janë flokët tuaj

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 16 January 2018

Ju duhet thjesht një gotë me ujë për të provuar nëse keni flokë të shëndeshëm ose jo.

Ja si duhet të veproni:

Merrni një gotë dhe mbusheni me ujë.

-Advertisement-

Më pas vendosni në të një fije floku dhe vëzhdoni:

Nëse flokët qëndrojnë në sipërfaqe, atëherë nuk keni pse të shqetësoheni. Ato janë në gjendje të mirë.

Nëse fija fillon zhytet poshtë gotës me ujë, kjo tregon se flokët tuaj nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme dhe ky është një mini-alarm që ju tregon se duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje.

Për fat të mirë, natyra ofron zgjidhje të panumërta për trajtimin e flokëve të pajetë dhe një prej tyre është mjalti.

Përzieni këtë të fundit me vaj ulliri dhe aplikojeni në flokë. Maska duhet mbajtur për 20 minuta. Sugjerohet ta përsërisni 2-3 herë në javë. Rezultatet nuk do të vonojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera